Ora News - Shkollat hapin dyert për nxënësit, Ora News ju uron suksese në rrugën e dijes

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Shkollat sot në të gjithë Shqipërinë hapin dyert për nxënësit për të nisur kështu vitin e ri shkollor 2020-2021.

Janë rreth 480 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollave, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme.

Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19.

Ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë dhe të pajisur detyrimisht me maska.

Orët mësimore do të jenë 30 minuta.

Ora News ishte në ambjentet e shkollës ?Ahmet Gashi? për të ndjekur nga afër këtë proces.

?Drejtoria e kësaj shkole ka marrë të gjitha masat anti-covid. Në hyrje nxënësit do të futen një nga një në shkollë, do tu matet temperatura, do të dizenfektohen dhe më pas do të shoqërohen në klasa. Në banka ndodhen dy emra nxënësish, i turnit të parë dhe ati të pasdites? raporton gazetarja e Ora News Sonila Musai.

?Secili ka emrin në bankë dhe distanca do të ruhet duke u ulur në mënyrë diagonale? shpjegoi më tej Zysh Zamira.

Ja rregullat që duhet të ndjekin nxënësit

Të gjithë do të duhet të jenë pajisur me maska dhe do të duhet të ruajnë një distancë prej 2 metra. Më pas nxënësit do të duhet të ndjekin vijëzimet në ambientet e oborrit të shkollës për t?u drejtuar në ambientet e brendshme.

Më pas para se të futen në klasë ata do të duhet të ndalojnë në një kënd të posaçëm ku do i presë infermieri për të bërë matjen e tyre të temperaturës dhe dezinfektimin paraprak.

Pas këtij procesi ata do të bëjnë dhe dezinfektimin e kepucëve në vendin përkatës i cili do të jetë i vendosur para derës të shkollës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shkollat-hapin-dyert-per-nxenesit-ora-news-ju-uron-suksese-ne-rrugen-e-dijes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended