Ditë e Re - Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi në kërkim të një nuseje shqiptare

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Reperi shqiptar me famë ndëkombëtare Gashi ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora të gjithë rrugëtimin e tij si artist, por edhe peripecitë që familja e tij ka kaluar gjatë emigracionit nga Kosova në Libi e më pas në SHBA. Në një lidhje me skype Gashi tregoi se si prindërit e tij, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica u njohën bashkë në një spital në Libi për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre në martesë në vitin 1984.

?Babin e kam prej Denicës, mamin prej Mitrovicës. Mamaja ime ishte pjesë e një programi për infermiere dhe dhe ajo pati një mundësi më të mirë për Libi më pas takoi babin tim në spital dhe u martuan në 1984, i cili është edhe titulli i albumit tim. Më pas ata shkuan në Tripoli pasi kishin një mundësi më të mirë dhe donin më të mirën për mua, motrën dhe vëllain tim.

Ishte pikërisht ky vit i shënuar nga ku Gashi morri spunton për të vulosur edhe albumin e tij

?Albumi mban këtë titull për shkak të përvjetorit të martesës së prindërve. 1984 ishte sepse të gjitha gjërat që dashuroj, filmat, muzika, prindërit e mi u martuan në 1984. Michael Jordan u përzgjodh në 1984, kompjuteri i parë MAC 1984, shumë gjëra kanë ndodhur në këtë vit dhe ka qenë e mrekullueshme.

Sot ai ka famë, para por si ka qenë fëmijëria e tij dhe si lindi dëshira për t?u bërë këngëtar?


?Në fëmijërinë time mbaj mend që kam udhëtuar shumë. Mbaj mend që gjithmonë kam pasur anëtarë të familjes në shtete të ndryshme. Kam jetuar në Zvicër, në Austri, në Gjermani, kam lindur në Libi, kam jetuar në Tunizi, Egjipt, Itali kam jetuar në shumë vënde. Babi dhe mamaja ime mundoheshin të gjenin një rrugë për të udhëtuar në Amerikë, ne gjetëm një mënyrë dhe kështu ne u shpërngulëm në Brooklyn dhe kujtimi më i mirë ishte të vija në Amerikë dhe të dëgjoja muzikë të re dhe të njihesha me muzikë të re kjo më bëri që të doja të bëhesha një muzikant?


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/ekskluzive-per-dite-e-re-gashi-rrefen-jeten-mes-libise-dhe-shba-se-nese-mbijeton-ne-new-york-mund-tja-dalesh-kudo/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended