Top News - Aksion Franko-Italian/ Kundër mafias kalabreze

  • 3 years ago
Një operacion i përbashkët franko-gjerman kundër mafias kalabreze, ka rezultuar të martën në 46 arrestime si edhe konfiskimin e rreth 900 mijë eurove.
Operacioni i përbashkët mes karabinierëve të Xhenovas dhe xhandarmarisë së parisit dhe marsejës, me ndihmën e agjencisë evropiane të bashkëpunimit gjyqësior, Eurojust, coi në arrestimin e 14 personave me kërkesë të sistemit italian të drejtësisë për posedim dhe trafik armësh dhe droge, prodhim dhe posedim dokumentash të rreme identifikimi apo ndihmë në arratisjen e anëtarëve të Ndranghetës, mafias kalabreze. Vec tyre, edhe 32 persona të tjerë të dyshuar për pjesmarrje në organizata kriminale, trafikim droge dhe grabitje, u arrestuan me kërkesë të drejtësisë franceze. Hetimet për këtë operacion kishin nisur që në 2018 dhe cuan në nxjerrjen në dritë të ekzistencës së një rrjeti aktiv mes italisë, francës, belgjikës dhe holandës që merrej me furnizimin dhe shpërndarjen e armëve dhe sasivë të mëdha lëndësh narkotike. Hetimi po ashtu coi edhe në identifikimin e një grupi shqiptarësh që furnizonin këtë grup kriminal me sasi të mëdha kokaine.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#TopChannel

Recommended