Ora News - Elbasan: Vëllai i Talo Çelës u ekzekutua me 4 plumba, ndiqej prej disa ditësh

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ora News siguron detaje të reja nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Burime nga vendngjarja shprehen se, viktima, Bujar Çela, 50 vjeç, është qëlluar për vdekje me 4 plumba teksa ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit në një bar pranë ?rrethrrotullimit të Bradasheshit?.

Të njëjtat burime shtojnë se, 50-vjeçari është ndjekur nga autorët prej disa ditësh ndërsa në bar, gjatë momentit të vrasjes ka patur edhe qytetarë të tjerë.

Autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa pak minutas pas ngjarjes, policia gjeti në fshatin Murras një makinë të djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Në ndihmë të policisë së Elbasanit ka shkuar FNSH dhe RENEA, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Elbasanit.

Bujar Çela, taksist dhe baba i dy fëmijëve, është vëllai i Talo Çelës, i shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për disa vepra të rënda kriminale. /Ora News

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/detaje-nga-vrasja-ne-elbasan-viktima-ndiqej-prej-disa-ditesh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended