Top News - Stuhia ‘Ianos’/ Viktima në Greqi, edhe një Shqiptar

  • 3 years ago
Dy persona kanë humbur jetën pas stuhisë së rrallë, të njohur si Medicane, uragani mesdhetar, që ka mbërritur greqinë qendrore të shtunën, duke përmbytur rrugë e shtëpi. Stuhia Ianos, shkuli pemë me rrënjë dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt në detin jon dhe peloponezin perëndimor të premten. Ajo më pas vijoi rrugëtimin drejt greqisë qendrore duke goditur kryesisht zonat përreth qyteteve karditsa dhe farsala. Trupi i një gruaje të moshuar u gjet në një shtëpi të përmbytur në një fshat afër Farsalas, raportuan skuadrat e emergjencave. Autoritetet po kërkojnë edhe për tre persona të tjerë që janë raportuar të zhdukur. Një zyrtar i skuadrave të shpëtimit konfirmoi se një bari 63 vjecar, që sipas mediave greke, është shqiptar, është gjetur i pajetë në Karditsa. Shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan qytetin e Karditsës, në një nga pllajat më të mëdha të greqisë, në një liqen. Një urë u shemb ndërkohë. Ne po përballemi me një katatsrofë totale ? tha Nikolaos Gousios, banor në farsala. Lidhjet hekurudhore mes athinës dhe qytetit verior selanik u pezulluan. Që kur stuhia goditi fillimisht greqinë, skuadrat e zjarrfikësve thanë se kanë marrë më shumë se 2450 telefonata për ndihmë për të shpëtuar njerëz të bllokuar, për të prerë pemë dhe për të zbrazur shtëpitë dhe dyqanet nga uji që i kish pushtuar. Ne nje prej operacioneve te zjarrfikesve eshte shpetuar edhe nje familje shqiptare me nje femije tre vjec ,te izoluar dhe te rrethuar nga uji per disa ore gjate nates ne fshatin Karpohori Sofadhes, prane Kardhitses. Rrjeti elektrik po stërmundohet të funksionojë dhe po bëhen përpjekje për të rikthyer energjinë elektrike në karditsa dhe në ishujt në jon. Pesë anije u mbytën në afërsi të zakinthosit dhe lefkadës të premten. Të shtunën, stuhia mbërriti rajonin më të madh të athinës, atikën. Nuk ka ende raporte për dëmet atje. Ciklonët si janos janë regjistruar për të parën herë në greqi në 1995 dhe janë bërë më të shpeshtë vitet e fundit. Një stuhi e ngjashme goditi vendin në 2018. Në 2017, përmbytjet e mëdha i morën jetën 25 personave dhe lanë të pastrehë me qindra të tjerë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Stuhia#Ianos#TopChannel

Recommended