Yjet e futbollit te viteve '80, ndeshje miqesore me ish kampionet italiane (27 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Yjet e futbollit shqiptar të vitete '80 në fushën e blertë. Të gjithë kanë disa kilogramë më tepër tani në trup, megjithatë të hënën pasdite ata do të provojnë të luajnë kundër një seleksioni italian, ish kampionë të botës në vitin '82 ku midis tyre spikasin emrat e Paolo Rosit dhe Xhordanos. Nën kujdesin e gazetës "Sport Ekspres" dhe nën drejtimin e trajnerit Shyqyri Rreli, janë një grup prej 25 futbollistësh të cilët do të masin forcën e tyre me ish kapionët e botës.
Në skuadrën shqiptare ka dhe nga ata që kanë ardhur enkas për të qenë prezent në këtë ndeshje që dikur konsiderohej ëndërr për ta. Kështu Pernacka, Rusi dhe Demollari që vjen të hënën. Nuk kanë përtuar të kthehen në atdhe për takimin e yjeve. Prezent në stërvitjen e sotme ka qenë dhe kryetari i ri i Bashkisë Edi Rama që i ka uruar suksese dhe është përshëndetur në veçanti me ish lojtarin e Dinamos Ilir Pernaska.
Redaktori i gazetës Mneri, u ka thënë me shaka se primium për këtë ndeshje nuk do të ketë pasi kjo ka qenë e ndaluar për kohën tuaj. Të hënën pasdite u mbajt një minutë heshtje dhe për ata që nuk jetojnë më, ish mbrojtësi Arjan Ahmeti dhe Gajtano Sherea. Skuadra italiane nga ana e saj do të vijë në Tiranë ditën e ndeshjes për t'u larguar më pas të martën./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended