Çarlsi dhe Kamila prezantojnë motin në BBC

  • 9 years ago
Shikuesit e shërbimit skocez të BBC u habitën kur mbrëmë në pjesën e bllokut shumë të shikuar për parashikimin e motit, si prezantues panë princin Çarls dhe dukeshën Kamila. Princi i Uellsit dhe dukesha e Kornuallit, parashikimin lokal të motit e prezantuan si profesionistë të vërtetë.
"Sot në mbarë Skocinë do të mbizotërojë mot i ftohtë dhe me erë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nën ndikimin e presionit të ulët të ajrit, në Edinburg dhe rrethinë, reshjet e shiut do të jenë më të fuqishme. Janë të mundshme edhe vështirësi në zhvillimin e trafikut", deklaroi Çarls, princ i Uellsit.
"Në viset perëndimore reshjet do të jenë me intensitet më të ulët dhe do të kenë karakter lokal. Mot i thatë dhe me diell pritet të jetë në pjesët më të largëta veriore të vendit. Mirëpo, edhe pse me diell, temperaturat kudo do të arrijnë më së shumti deri 8 gradë celsius. Ju falënderojë për vëmendjen", tha Kamila, dukeshë e Kornvallit.
Kjo ishte një dhuratë e dy fisnikëve për shikuesit e BBC me rastin e 60 vjetorit të themelimit të këtij shërbimi në Skoci. Petar Bllazhevski

Recommended