Report TV - Vlorë, sekuestrohen 66 kg kanabis, në pranga 48-vjeçari

  • 6 years ago
66 kilogram kanabis u sekuestruan ditën e sotme nga policia në Vlorë, ndërsa u arrestua edhe poseduesi i tyre.

Sekuestrimi i kanabisit erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit antidrogë, i koduar ''BEDROOM'', ndërsa në pranga k arënë 48-vjeçari Ramiz Zeneli banues në Vlorë.

Sipas policisë lënda narkotike u gjend në lagjen ''28 Nëntori'', në katin e pestë të një pallati, në banesën Ramiz Zeneli, ndërsa kanabisiu gjend në14 pako të mbështjella me natriban.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.

Recommended