Report TV - Milo: Negociatat në qershor, në 2023 në BE! Shehi:Pengesë krimi

  • 6 years ago
Në analizën për nxjerrjen e fajtorëve për ngecjen e procesit të integrimit, Paskal Milo thotë se përgjegjësia kryesore për zvarritjen e procesit është e Partisë Demokratike. ?Nga viti 1992-96 Shqipëria eci mirë me marrëveshjet, por problemi ngeci dhe është përgjegjësia e PD, pjesë ka qenë edhe Shehi atëherë. Pas manipulimit të zgjedhjeve të 1996 u stopua procesi, asokohe në shkurt u premtua për nënshkrimin e MSA dhe ishte në rrugë të mbarë, por zgjedhjet e stopuan. Më pas ishin ngjarjet e 1997, ku përgjegjësia e PD është e njohur.

Pastaj qeveria socialiste e mori procesin nga e para pas 1997. Gjatë 4 vite që kam qenë ministër i Jashtëm kemi pasur një ecuri të kënaqshme. Romano Prodi na tha tre herë në 28 nëntor 2001 ?stabilitet, stabilitet, stabilitet?, ajo që ka munguar në Shqipëri?.

Megjithatë Milo shprehet se koha e humbur mund të rikuperohet dhe nëse opozita dhe qeveria bëhen bashkë në 2023 Shqipëria mund të anëtarësohet në BE. ?Nëse negociatat do të hapen vitin tjetër në qershor, mos kujto se në korrik do hapen negociatat, jo, do të hapen nga vjeshta pas negocimit të kapitujve të caktuar. Ta harrojnë ata që mendojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në 2019, unë them se varianti më optimist është 2023, realisti është 2027. Nëse krijohet një front unik mes qeverisë dhe opozitës për të plotësuar kushtet nuk është e pamundur që edhe në 2023 Shqipëria të anëtarësohet në BE?.

Recommended