Report TV - RENEA mësyn për të kapur të kërkuarit në Lushnje, plagoset i zoti i shtëpisë

  • 6 years ago
Report Tv mëson detaje të tjera nga aksioni i forcave RENEA në fshatin Remas të Divjakës. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se njëri prej personave që kërkohej në shtëpinë e të moshuarit Haxhi Lika që mbeti i plagosur është shtetasi Laert Haxhiu i dënuar me 30 vjet burg dhe një nga Laert Haxhiu kërkohet për vrasjen e dy personave në Lushnjë vitin e kaluar.

Plagosja e të moshuarit

Një 77-vjeçar nga fshati Remas i Divjakës ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikit për jetën ndërkohë që forca të RENEA-s zhvillonin një operacion në këtë fshat për kapjen e dy personave me rrezikshmëri të lartë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30, kur forcat e polcisië kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t'u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Recommended