Ora News - Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, mes tyre efektivi i gardës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjashtë persona mes tyre dhe një efektiv i gardës janë arrestuar pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M. në rrugën ?Frederik Shiroka? në Tiranë.

Hajdutët nuk kanë mundur të kryenin krimin pasi janë diktuar nga të zotët e banesës.

Operacioni u kodua ?Mozaiku? dhe u krye nga efektivët e komisariatit nr 2, informoi sot policia e Tiranes.

Të arrestuar janë Spartak Qoku, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, Petro Sava, 23 vjeç, Andi Kraja, 28 vjeç, Emel Hajdaraj, 25 vjeç, Klaudio Metaj, 33 vjeç dhe gardisti Aleks Kala, 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Menjëherë garda urdhëroi pezullimin e tij nga detyra.

Gjithashtu u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Katër ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar "Eksplozivi", u arrestua dhe një pjesëtar i këtij grupi.

?Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se edhe shtetasi F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar "Eksplozivi", si autor i dyshuar për veprën penale ?Shkatërrim i pronës me eksploziv?, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën ?Dëshmorët e 4 Shkurtit? Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/arrestohen-hajdutet-e-banesave-ne-tirane-mes-tyre-efektivi-i-gardes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended