Arrestohet grupi i grabitësve me tritol në Tiranë, mes tyre efektivi i gardës dhe agjenti i kredive

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë të cilët dyshohen se janë anëtar të një grupi të vendosjes së tritolit me qëllim vjedhjen. Pjesë e grupit ishte një gardist dhe një agjent kredie i një banke të një niveli të dytë. Ata u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e një biznesmeni në Tiranë, ndërsa akuzohen për vjedhje të ngjashme të kryera më herët.

Tirane- Një grup i strukturuar kriminal me aktivitet vënien e tritolit me qëllim vjedhjen e banesave dhe bizneseve është goditur në kryeqytet.

Gjatë një operacioni të policisë së Tiranës kanë rënë në pranga 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është dhe një punonjës garde dhe një agjent kredie në një bankë të nivelit të dytë.

Goditja e grupit u finalizua gjatë tentativës për grabitjen e një biznesmeni në kryeqytet.

Anëtarët e grupit e kishin menduar çdo gjë me detaje, ku secili anëtar kishte role të ndara, që nga gjetja e armëve, dhe tek informacionet për personat e pasur.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/arrestohen-hajdutet-e-banesave-ne-tirane-mes-tyre-efektivi-i-gardes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended