Teuta merr Superkupen e Shqiperise | Lajme - News

  • 4 years ago
Teuta fitoi për herë të parë Superkupën e Shqipërisë. Skuadra durrsake triumfoi me rezultatin 2-1 në finalen me Tiranën e luajtur në Elbasan dhe e transmetuar direkt në Klan Plus.

Një sukses tjetër pas atij të arritur ndaj bardhebluve në finalen e Kupës së Shqipërisë në fillim të muajit Gusht. Ndeshja nisi me ekipet që u treguan të kujdesshëm.

Ne mesin e pjesës së parë Rubin Hebaj kaloi në avantazh durrsakët. Sulmuesi shkodran shfrytëzoi gabimin e Ilion Likës që nuk ndali siç duhet goditjen e Florent Avdylit.

Lojtarët e Tiranës u përpoqën të barazonin rezultatin, por ishte sërish Hebaj që realizoi për Teutën. Penalltia e Lorenco Vilës u grushtua nga portieri Lika po sulmuesi i durrsakëve i tregua sërish i vëmendshëm duke realizuar 34?.

Në pjesën e dytë takimi ishte më i ndezur dhe me tension. Kapiteni Arapi u largua nga fusha pas të verdhit të dytë në të 66?. Epërsia numerike u shfrytëzua nga futbollistët e Tiranës.

Jurgen Vrapi realizoi në të 77? golin për bardheblutë që edhe pse u përpoqën të shënonin sërish nuk ia arritën. Finalja e Superkupës së Shqipërisë çeli sezonin futbollistik në vend.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended