Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone/ PD dhe LSI akuzojnë Ramën: Merr në dorë të gjitha fondet e BE

  • 4 years ago
Sesioni parlamentar u mbyll me miratimin e një sërë projektligjeve te cilat nuk morën vëmendjen e duhur për shkak te ndryshimeve kushtetuese.

Mes tyre ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, i cili e ndan Shqipërinë ne katër rajone zhvillimi, kufijtë e te cilave përcaktohen me vendim qeverie.

Për Partinë Demokratike, ligji i miratuar pa zhurmë, dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, pasi merr ne dorën e saj te gjitha fondet e Bashkimit Europian.

Dhurata Cupi: Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Te njëjtat argumenta përdori edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Petrit Vasili: Edi Rama me të tijtë vendos që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete, apo 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria. Pra ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje. Me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite.

Ne projekligj, thuhet se rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative ne kuptim e legjislacionit ne fuqi për vetëqeverisjen vendore, ndërsa qëllimi është zhvillimi i qëndrueshem social dhe ekonomik si dhe reduktimi i pabarazive ndërmjet rajoneve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#LSI#TopChannel

Recommended