Arrestohen 19 persona e vihen nën hetim 10 të tjerë në Korçë, në timon të dehur e pa leje drejtimi

  • 4 years ago
KORÇË- 19 persona janë arrestuar për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë muajit gusht në Korçë, ndërsa janë vënë nën hetim 10 të tjerë. Nga të arrestuarit, 11 prej tyre drejtuan mjeti në gjendje të dehur dhe 8 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë gjobitur 5874 drejtues mjetesh, pezullohen 49 ? leje drejtimi, si edhe janë dërguar në OASH 190 drejtues mjetesh.

Recommended