EKSKLUZIVE ORA NEWS/ Momenti i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ora News siguron pamje ekskluzive nga ekzekutimi i Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm në një lokal tek rrethrrotullimi në Bradashesh të Elbasanit.

Atentatorët besohet që kanë qenë 3 persona të cilët i janë afruar një nga një 50 vjeçarit dhe kanë qëlluar drejt tij.

Nga pamjet e siguruara duket që Çela ka tentuar të largohet por nuk ka mundur.

Gjithashtu në tavolinë me 50 vjeçarin ka qenë dhe një person tjetër I cili nuk është dëmtuar fare.

Mësohet se ekzekutorët nuk kanë qenë të veshur me uniforma policie.

Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja e punonjësit të policisë? kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ?Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ?Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekskluzive-ora-news-momenti-i-vrasjes-se-bujar-celes-dje-ne-elbasan/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended