Ora News –Rama: Shkoza nuk meriton koment deri në New York e në Washington

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia më e madhe që drejton sot vendin e vetme nuk do të pranojë asnjë kusht nga askush, madje as nga opozita për tu ulur me një axhendë të paracaktuar për reformën zgjedhore.
Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës? kryeministri shqiptar i kujtoi opozitës së kushte nuk pranohen, por i la asaj një derë të haapur për bashkëpunim dhe me forca të tjerë nëse PD nuk pranon të bëjë këtë në të mirë të vendit, sic tha kreu i ekzekutivit.
Rama: Ne nuk kemi asnjë arsye që të hyjmë në detaje, së dyti PD duhet të mësojë që ka të gjitha të drejtat të kërkojë por ka edhe detyrimin të dëgjojë dhe të plotësojë edhe kërkesat e palës tjetër që të ketë dialog.
Ne nuk mund të ecim me menunë e përcaktuar nga PD, por duhet të ecim në një proces ku palët mirëkuptohen duke përfshirë në axhenden e dialgout çështje të një rëndësie të përbashkët sipas këndvështrimit të tyre. E mirëkuptojmë kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë me një menu të përcaktuar nga njëra palë.
Tryeza duhet të përfshijë disa tema ku reforma zgjedhore është e rëndësishme dhe ne jemi të gatshëm të përfshihemi në të dhe nuk mund të ecim sipas ritmit të PD, por sipas një ritmi të dakordësuar sëbashku, nëse PD do dialog.

Rama iu përgjigj nga Nju Jorku edhe dy cështjeve të tjera të nxehta me ndjeshmëri sociale, sic janë problemi i 140 familjeve në Shkozë që preken nga projekti i zgjerimit të Lanës, teksa tha se Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe se ndërtimet pa leje do të shemben.

"Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në New York e në Washington. Megjithatë, ju e bëtë pyetjen dhe unë po ju përgjigjem. Është një proces si shumë e shumë procese të tjera, ku ka qenë e domosdoshme dhe mbetet e domosdoshme që të shemben ndërtimet pa leje, aty ku pengohet zhvillimi i infrastrukturës për të mirën e përbashkët. Kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesore, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër që nuk mund të pretendojë as të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet, por thjesht duhet dhe meriton të trajtohet me kujdes, duke mos e lënë të pastrehë, por duke i dhënë mundësinë e një qiraje të paguar nga kolektiviteti, pra, nga i gjithë komuniteti, për një periudhë të caktuar, derisa familjet pastaj të akomodohen aty ku ato do të gjejnë mundësinë të akomodohen me forcat e tyre. Kjo është Shkoza dhe pastaj historitë me arrogancë, me prepotencë, me shtet shurdh dhe me shtet qorr janë histori që realisht nuk kanë vend. Shteti ka detyrë t?iu shërbejë qytetarëve dhe ka detyrë të mbështesë të gjithë procesin transformues, për të pasur një Shqipëri me shtet, me punë dhe me mirëqenie. Të bësh shtet, të bësh punë dhe të bësh mirëqenie nuk ka shumë rrugë. Rruga është e qartë dhe në këtë rrugë, sigurisht do të ketë dhe shqetësime të kësaj natyre, por këto janë shqetësime që i përkasin një pakice shumë të vogël, në krahasim me rëndësinë madhore që ka zgjidhja e këtyre problemeve për shumicën. "

Për më shumë le...

Recommended