Ora News- Rama tregon si e shajnë në whatsapp: Hë mo plak... o legen... O qen

  • 5 years ago
Kryeministri duket se është penduar që bëri publike numrin e telefonit studentëve duke premtuar se do i përgjigjej të gjitha pyetjeve që ata kishin, pasi këta të fundit nisën protestat.

Një lum mesazhesh i shkojnë në Whatsapp mes të cilave ka dhe nga ata që i drejtohen me vulgaritet apo dhe e bëjnë për të qeshur.

Ndërsa po u prezantonte studentëve platformën për punësimin e ekselentëve zbuloi copëza nga mesazhet që i vijnë në Whats app.

Edi Rama: "Të gjitha kërkesat janë duke u zbatuar. Tani është estradë e madhe kjo. Mora dhe unë atë përsipër që thashë që ky është numri im dhe i përgjigjesha të gjithëve. Realisht i përgjigjesha të gjithëve deri para tre netësh por kur të vijnë 1000 mesazhe si tu përgjigjesh të gjithëve. Dhe kur të gjithë të shohin online të gjithë mendojnë se je duke parë atë: Hë mo plak, o legen. O qen.. po kërkesat .. por ajo që është irreale është paaftësia për të kuptuar se gjërat duam kohën e tyre..
Lexoni me shume ne: http://www.oranews.tv/article/rama-tregon-si-e-shajne-ne-whtsapp-he-mo-plak-o-legen-o-qen

Recommended